Politika e privatësisë
Radio Evropa e Lirë beson se shfrytëzuesit e internetit kanë të drejtë të kenë fshehtësi, qasje të pambikëqyrur dhe lundrim në internet. Gjatë ofrimit të shërbimit më të mirë të mundshëm të lajmeve përmes internetit për abonentët tanë, ne grumbullojmë dy lloje të dhënash për vizitorët tanë: e-mail adresat që na i dërgojnë vizitorët, të cilët dëshirojnë t'i pranojnë njoftimet e REL-it përmes postës elektronike, si dhe të dhënat statistikore që i shfrytëzojmë për të ndjekur vizitorët e faqeve tona.
E-mail adresat
Abonentët e lajmeve të REL-it, sipas zgjedhjes së tyre mund të na i dërgojnë e-mail adresat për të marrë lajmet. REL-i në asnjë mënyrë nuk do t'ua vë adresat e tyre në dispozicion personave të tretë, ndërsa lista e shfrytëzuesve nuk do të shërbejë për asnjë qëllim tjetër brenda kompanisë përveç për shpërndarjen e lajmeve. Abonentët e faqeve të lajmeve mund të çregjistrohen nga lista e abonimit në çdo kohë, duke i ndjekur udhëzimet që ndodhen në faqen tonë të internetit. Në rast të ndonjë problemi me çregjistrimin, ata mund të kontaktojnë me redaksinë përmes adresës evropaelire@rferl.org.
Të dhënat statistikore
Si shumë botues të web faqeve, REL-i mbledh të dhëna kur shfrytëzuesit i vizitojnë faqet e REL-it. Qëllimi është që të dijmë sa njerëz i vizitojnë faqet tona, nga cilat vende janë, çfarë lexojnë etj. Ky proces i grumbullimit të të dhënave nuk i mundëson REL-it ta kuptojë identitetin tuaj, por vetëm tregon se një kompjutor me numrin e caktuar është kyçur në server. Softueri, të cilin e shfrytëzojmë për përgatitjen e raporteve në bazë të këtyre të dhënave, mbështetet në funksionin standard të çdo lexuesi të faqes që quhet 'cookie', dhe që regjistron numrin e vizitorëve që e kanë vizituar faqen. Këto 'cookie' më pas fshihen kur vizitori të largohet nga faqja e internetit. Raportet e bazuara në këto të dhëna shfrytëzohen brenda kompanisë për të përmirësuar faqen e internetit, si dhe për t'u ofruar shërbime më të mira vizitorëve tanë.
Ju lutemi që pyetjet dhe komentet t'i drejtoni në adresën evropaelire@rferl.org.