Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti XVI ka shprehur sot "respekt total dhe të thellë" për Islamin.
Duke u përpjekur të zbutë krizën lidhur me vërejtjet e tij ndaj Islamit, papa tha se dialogu mes Katolikëve dhe Myslimanëve është "i nevojës jetike".
Ai i bëri këto komente gjatë takimit me rreth 20 ambasadorë të vendeve myslimane në Vatikan.
Papa tha se besimtarët e Krishterë dhe Myslimanë kanë përvoja të ndryshme e të përbashkëta, ndaj duhet të punojnë bashkë drejt tolerancës dhe të hedhin poshtë dhunën.
Duke cituar paraardhësin e tij, Papa Gjon Palin II, Benedikti gjithashtu tha se reciprociteti ndërmjet Krishterëve dhe Myslimanëve është i nevojshëm në të gjitha fushat, përfshuirë liritë fetare.
Zemërimi i myslimanëve shpërtheu në shtator, kur papa citoi një perandor bizantin nga Mesjeta, që ka thënë se Islami është përhapur me dhunë.
XS
SM
MD
LG