Ndërlidhjet

TIRANË


Kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës është jorealist, ndaj bashkësia ndërkombëtare ndoshta do jetë e detyruar ta imponojë zgjidhjen, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
"Mungesa e dëshmuar e realizmit nga Beogradi nuk duhet të dëmtojë zgjidhjen përfundimtare për Kosovën", tha Berisha.
"Në historinë e 150 vjetëve të fundit në Ballkan të gjitha marrëveshjet kanë qenë të imponuara. Le të jetë zgjidhja e statusit të Kosovës e fundit në këtë seri zgjidhjesh të imponuara dhe të tjerat që do pasojnë të arrihen përmes mirëkuptimit në një Ballkan demokratik të integruar në Evropë", tha kryeministri i Shqipërisë.
Për Shqipërinë, tha Berisha "pavarësia e Kosovës është jetike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan në përputhje me të gjitha të drejtat dhe liritë e pakicave dhe qytetarëve të Kosovës".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG