Ndërlidhjet

HELSINKI


Mbajtja eventuale e zgjedhjeve parlamentare serbe në dhjetor mund të nënkuptojë vonesë në paraqitjen e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e transmeton agjencia Reuter të dërguarin e posaqëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari.
"Nëse data e zgjedhjeve do të jetë në fund të vitit, atëherë ndoshta në Grupin e Kontaktit do të ketë gatishmëri për të rishqyrtuar afatin e caktuar, dhe ndoshta kjo do të nënkuptojë që propozimi im i cili është në përgaditje e sipër, të paraqitet vetëm pas zgjedhjeve", ka deklaruar Ahtisari për televizionin publik të Finlandës.
Me këtë rast Ahtisari ka mohuar të komentojë thelbin e propozimit të tij për Kosovën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG