Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana tha se Irani nuk është pajtuar të ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit, pavarësisht bisedimeve intenzive.
Duke folur para Komitetit të Parlamentit Evropian për Marëdhënie me Jashtë, Solana tha se është koha për Iranin të vendosë nëse dëshiron të ndalë aktivitetet bërthamore apo të ballafaqohet me sanksione.
"Dua të them që dialogu të cilin jam duke e vazhduar me Iranin nuk do të zgjasë përgjithmonë. Tash çështja mbetet te Irani, të vendosë, a do të ndalë apo jo aktivitetet e pasurimit, dhe nëse jo atëherë ne do të duhej të fillonim fazën e dytë të shqyrtimit me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit", tha Solana.
Ndërkohë, presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad përsëriti qëndrimin se sanksionet ndërkombëtare nuk do ta ndalojnë Teheranin të vazhdojë pasurimin e uraniumit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG