Ndërlidhjet

HELSINKI


"Nuk shoh mundësinë e arritjes së një zgjidhje të negociuar. Nuk shoh që palët po lëvizin drejt çështjes së statusit dhe ato mbeten me qëndrime diametralisht të kundërta", ka thënë kryenegociatori për statusin e Kosovës Marti Ahtisari.
Në një konferencë për të ardhmen e Kosovës që po zhvillohet në parlamentin finlandez, Ahtisari tha se nuk ka gjasa që shqiptarët dhe serbët të arrijnë një marrëveshje. Bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit kanë mbetur në vend në çështje të tilla si decentralizimi dhe e drejta e pakicave, tha ai.
"Po të uleshim në tryezën e bisedimeve edhe për sa kohë të jem gjallë, nuk mendoj se palët do të ecnin përpara", tha Ahtisaari.
"Prishtina ka qenë e përgatitur të bëjë koncensione të qarta, por Beogradi nuk ka qenë i gatshëm për një gjë të tillë. Vlerësimi im i përgjithshëm është se mundësia e gjetjes së qëndrimeve të përbashkëta është shumë e kufizuar", ka thënë Ahtisari, duke shtuar se "pa zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën nuk do ketë zgjidhje të qëndrueshme për Ballkanin".

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG