Ndërlidhjet

MOSKË


Qindra njerëz, përveç zyrtarëve shtetërorë, po nderojnë sot për herë të fundit gazetarën e njohur ruse Anna Politkovskaya, e cila u vra të shtunën në banesën e saj në Moskë. Kryetari i Asociacionit të Transmetuesve Kombëtarë në Rusi, Eduard Sagalayev, tha se një nga arsyet e vrasjes së gazetarës është mungesa e të vërtetës në Rusi.
"Një nga arsyet e vdekjës së Annës është mungesa e të vërtetës në vendin dhe në shoqërinë tonë. Po të kishte më shumë vullnet për të thënë të vërtetat, si dhe lirinë e shprehjës së pikëpamjeve të secilit mbi zhvillimet në vend, sigurisht që do të kishte më pak tragjedi të tilla", tha Sagalayev.
Në një deklaratë, tre ditë pas vrasjes, presidenti Vladimir Putin ka premtuar hetime të plota.
XS
SM
MD
LG