Ndërlidhjet

SHKUP


"Demarkacioni i kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës paraqet operacion teknik që duhet të realizohet gjatë procesit të definimit të statusit përfundimtar të Kosovës". Kështu kanë konstatuar gjatë një takimi të zhvilluar në Shkup, presidenti Branko Cërvenkovski dhe i dërguari i BE-së për Kosovën, Stefan Lene. Cërvenkovski tha se "nuk dëshiron që pas përcaktimit të statusit të Kosovës, çështja e caktimit të vijës kufitare të jetë gjenerator i ndonjë destabilizimi apo i keqkuptimit mes Maqedonisë dhe autoriteteve të Kosovës". Andaj Shkupi, sipas tij kërkon që çështja të mbyllet para përfundimit të negociatave për statusin.
XS
SM
MD
LG