Ndërlidhjet

GROZNY/MOSKË


Kryeministri çeçenë, pro moskovit, Ramzan Kadyrov tha se nuk ka dorë në vrasjen e gazetarës ruse Anna Politkovskaya.
"Gazetarja Anna Politkovskaya nuk më ka penguar asgjë. Kur ka shkruar kritika të ashpëra për babain tim, kemi mundur të mirremi me të, por çeçenët nuk i zgjidhin problemet në këtë mënyrë, veçanarisht jo me gratë. Mendoj se këta njerëz të cilët kanë urdhëruar vrasjen e saj, e kanë bërë sa për ta njollosur edhe një herë emrin tim", tha Kadyrov.
Ndërkohë aktivistë për të Drejtat e Njeriut dhe kolegë të gazetares së vrarë Politkovskaya, kanë reaguar ashpër ndaj komenteve të presidentit rus.
Vladimir Putin premtoi dje se vrasësit e gazetares nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, por gjithashtu tha se "aftësia e saj për të ndikuar në jetën politike të Rusisë ishte tejet e parëndësishme".
XS
SM
MD
LG