Në seancën e sotme të gjykimit të ish presidentit të Serbisë Millan Millutinoviç dhe pesë të akuzuarve të tjerë ka dëshmuar polici serb me shifrën K-25. Ai dëshmoi se në mars të vitit 1999, rezervistët lokalë policorë kanë vrarë të burgosurit shqiptarë dhe kanë plaçkitur refugjatët në rrethinën e Rahovecit. Procesi gjyqësor kundër Millutinoviçit dhe 5 të tjerëve, të akuzuar për krime të luftës në Kosovë, vazhdon edhe nesër.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.