Ndërlidhjet

PARIS


Asambleja Kombëtare Franceze ka aprovuar sot projektligjin rreth masakrës ndaj armenëve nën Perandorinë Osmane. Eric Raoul nga Unioni i Drejtësisë, u tha ligjëvënësve francezë se gjenocidi ndaj armenëve është çështje njerëzore në rradhë të parë.
"Natyra e planit dhe qëllimit të atyre masakrave dëshmon se ka qenë gjenocid. Masakrat sistematike të burrave dhe grave, për shkak të kombësisë së tyre, dëshmojnë gjenocidin, i cili për herë të parë është dëshmuara nga avokati Rafael Lemkin", tha Raoul.
Sipas projektligjit, është caktuar dënimi me 5 vjet burg dhe 45 mijë euro për ata që mohojnë se armenët kanë qenë viktimë e gjenocidit gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ndërkohë, ministria e Jashtme turke tha se me këtë projektligj, Parisi i ka vënë një goditje të rëndë marrëdhënieve me Ankaranë. Ndërkaq që edhe qeveria franceze nuk e ka përkrahur aprovimin e projektligjit i cili pritet të miratohet javën e ardhshme nga Senati dhe presidenti.
XS
SM
MD
LG