Këshilli i Sigurimit pret që sot t'i votojë sanksionet për armë dhe ato financiare ndaj Koresë Veriore. Rusia dhe Kina kanë parashtruar amandamente të reja për këtë rezolutë, që pritet të shkaktojë vonesë disa orëshe në votimin e saj. Megjithatë ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton shfaqi bindjen se rezoluta do të votohet sot.
"Mund të ketë ndryshime në plotësimin e tekstit përpara se ta votojmë rezolutën, por e rëndësishme është që kemi arritur marrëveshje unanime rreth sanksioneve", tha Bolton.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov paralajmroi se sanksionet ndaj Koresë Veriore nuk duhet të përmbajnë kërcënim për përdorim të forcës.
Ai dënoi provat bërthamore të Koresë Veriore, duke paralajmëruar se çdo sanksion ndërkombëtar do të duhej të kishte për qëllim inkurajimin e Phenianit për vazhdimin e bisedimeve gjashtëpalëshe.