Ndërlidhjet

AMMAN


83 shkollarë myslimanë dhe kryemyftij të disa vendeve e kanë pranuar faljen e Papa Benediktt XVI për vërejtjet e tij ndaj Islamit. Lidhur me këtë, shkollarët gjithashtu nënshkruan një letër të hapur, e cila do t'i dorëzohet të dërguarit të Vatikanit.
Në shtator, në një ligjëratë në Gjermani, Papa citoi një tekst nga mesjeta, në të cilin thuhej se besimi i myslimanëve ka sjellë "vetëm gjëra të këqija dhe jonjerëzore".
Kjo shkaktoi protesta në mbarë botën myslimane.
Më pas, papa tha se e respekton fenë Islame dhe shprehu keqardhje.
XS
SM
MD
LG