Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Karagjorgjevë të Vojvodinës sot filloi takimi i presidentëve të shtatë vendeve të Evropës Juglindore, në të cilin do të diskutohet për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Pos mikpritësit, presidentit të Serbisë, Boris Tadiq në këtë samit njëditësh po marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ai i Kroacisë Stipe Mesiq, e presidentë të tjerë. Në takim, që po mbahet nën masa të shtuara të sigurisë, është i pranishëm edhe Franco Frattini nga Komisioni Evropian.
XS
SM
MD
LG