Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, deklaroi sot se Beogradi është jo realist në qëndrimin ndaj Kosovës dhe se zgjidhja e statusit duhet të bëhet brenda këtij viti. Këto komente kryeministri Berisha i bëri pas takimit që pati sot në Tiranë me shefin e UMNIK Joachim Ruecker.
Kryeministri Berisha tha se zgjidhja e statusit të Kosovës është në interes të forcave demokratike dhe të Serbisë në tërësi.
Ndërsa, shefi i UMNIK-ut, Joachim Ruecker tha se ka besim të plotë që nën udhëheqjen e zotit Ahtisari do të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e plotë për statusin e Kosovës.
"Gjatë takimit me kryeministrin Berisha, e vlerësuam shumë punën që ka bërë grupi negociator nga pikëpamja jonë. Dhe ne kemi besim që të gjithë aktorët janë të interesuar për të ndihmuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës", tha Ruecker.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG