Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet ta paralajmrojnë sot Iranin rreth sanksioneve të Këshillit të Sigurimit ndaj këtij vendi, nëse Teherani nuk i ndal programet e pasurimit të uraniumit.
Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë, Benita Ferrero-Valdner tha se çështja tashmë i mbetet Iranit të vendosë nëse do të heq dorë nga këto programe.
"Kemi qenë mjaft të durueshëm deri tash. Mendoj se është koha që ata duhet të reagojnë dhe t'i binden kërkesave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamoer dhe Kombeve të Bashkuara, në të kundërtën Këshilli i Sigurimit do të përgjigjet ndryshe", tha Ferrero-Valdner.
Ndërsa lidhur me vazhdimin e mundshëm të bisedimeve me Teheranin rreth programeve bërthamore, shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana tha.
"Duhet të shohim nëse mund ta tejkalojmë këtë situatë që njëherësh e bënë të pamundshëm fillimin e negociatave. Liderët e tyre janë shumë të qartëm por do të shohim nëse do të ndrrojnë mendje", tha Solana.
XS
SM
MD
LG