Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se i dërguari kinez, i cili këtë javë u takua me liderin verikorean Kim Jong Il, i ka dërguar një "mesazh të fuqishëm" Phenianit për provën e vet bërthamore.
Por Rice tha në Pekin se asgjë "befasuese" nuk ka ndodhur, përkundër raporteve se Kina ka shënuar progres në përpjekjet për të bindur Phenianin që t'u kthehet negociatave për çarmatimin.
Ndërkohë, presidenti kinez Hu Jintao i tha sekretares Rice se të gjitha palët duhet të veprojnë me kujdes që të sigurohen se kriza nuk do të dalë nga kontrolli.
Mediat zyrtare verikoreane njoftuan se sot mbi 100 mijë njerëz u tubuan në Phenian për të përshëndetur provën bërthamore të Koresë së Veriut.
Në Uashington, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld i tha homologut jug-korean Yoon Kwang-ung, se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e Koresë së Jugut.
"Shtetet e Bashkuara e riafirmojnë përkushtimin e tyre për Republikën e Koresë, përfshirë mbrojtjen e ofruan nën ombrellën bërthamore, që është në pajtim me Traktatin për Mbrojtjen e Ndërsjellë", tha Rumsfeld.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG