Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe të partive politike, u kanë uruar besimtarëve islam festën e Fitër Bajramit.
“Këtë vit, Festën e Fitër Bajramit, e festojmë në kohën e vendimeve dhe zhvillimeve të rëndësishme për fatin dhe të ardhmen tonë. Kjo e ardhme do të jetë shpërblim i sakrificës dhe përpjekjeve tona për liri”, thuhet në urimin e kryeministrit, Agim Çeku. Ndërkaq kryeparlamentari, Kolë Berisha në urimin e tij, thotë se "parimet e larta të manifestuara edhe më fuqishëm gjatë muajit të Ramazanit, të bëhen parime të përditshme në jetën e çdo qytetari të Kosovës dhe ndihmesë e realizimit të Kosovës së pavarur dhe të prosperuar".
XS
SM
MD
LG