Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica shprehu besimin se Rusia dhe Kina do ta bllokojnë çfarëdo përpjekje për pavarësinë e Kosovës. Në këtë aspekt, ai u shpreh se presidenti rus Vlladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë, "këmbëngulin në gjetjen e zgjidhjes me kompromis dhe në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare". Sipas tij, "qëndrimi i Rusisë është shumë i qartë, ndërsa as Kina nuk është shumë larg". Këto komente ai i bëri për të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti. Zoti Koashtunica pranoi se i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, me gjasë, është në favor të "një lloj pavarësie, të kushtëzuar apo të kufizuar".
XS
SM
MD
LG