Ndërlidhjet

PRISHTINË


Të tetë synimet zhvillimore të Mijëvjeçarit të caktuara për të t’u arritur deri me 2015 nga Kombet e Bashkuara, janë relevante për Kosovën: shkalla e varfërisë mbetet alarmante, shkollimi i fëmijvë lë shumë për t’u dëshiruar, vdekshmëria e fëmijëve dhe e nënave ende është e lartë dhe ende duhet punuar për eliminimin e diskriminimit gjinor.
Në Ditën e Kombeve te Bashkuara, zyrtarë të OKB-së në Kosovë ashtu si ata të qeverisë premtuan më shumë punë që edhe Kosova të arrijë këto synime më 2015.
Rupert Fuderich, shef i UNICEF-it në Kosovë tha se synimi i dytë për të arritur arsim universal fillor në Kosovë lë ende për të dëshiruar, sidomos në mesin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, ku vetëm 1.4 për qind kryejnë shkollimin e mesme. Ndërsa më alarmantja mbetet vdekshmëria e foshnjave dhe e nënave shtatzënë.
Kosovarëve, u mbetet të punojnë shumë për të garantuar një qëndrushmëri të mjedisit. Ndërsa, papunësia shumë e lartë tejkalon te gjitha vendet e rajonit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG