Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice dhe shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt kanë biseduar për çështjen e Kosovës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack tha se Rice dhe Bildt i kanë përshëndetur përpjekjet e mëdha të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
"Bildt ka përvojë të madhe personale në Ballkan. Ata biseduan mbi mundësitë që gjërat të lëvizin përpara", tha McCormack.
"Bildt ka përvojë të madhe personale në Ballkan. Ata biseduan mbi mundësitë që gjërat të lëvizin përpara", tha McCormack.