Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës Frank Wisner do të qëndrojë javën e ardhshme në Serbi, ka njoftuar ambasada amerikane në Beograd.
Ambasada tha se Wisner të hënën dhe të martën do të takohet me zyrtarët më të lartë të Beogradit dhe me udhëheqësit e shoqërisë civile, për ta diskutuar procesin e statusit të Kosovës dhe të ardhmen demokratike të Serbisë.
Javën e kaluar Wisner tha se kushtetuta e re e Serbisë, e cila Kosovën e shpall pjesë "integrale" të saj, nuk do të ketë efekt në negociatat për Kosovën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG