Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani zyrtarë nuk ka shfaqur brengosje rreth manovrave detare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në gjirin iranian. Prej nesër anijet luftarake të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Britanisë, Bahreinit, Francës dhe Italisë, marrin pjesë në operacionin i cili simulon anijet që bartin armë ilegale, dhe materiale që ndërlidhen me ato armë.
Komandanti i forcave detare të Iranit Sajad Kuchaki tha se Teherani është duke i përcjell nga afër këto zhvillime, ndërsa Ministria e Jashtme tha se manovrat e tilla nuk paraqesin ndonje kërcënim për sigurinë në Iran.
XS
SM
MD
LG