Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq e ka cilësuar si "hap të papranueshëm e të panevojshëm" vendimin e kryeministrit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq që të pranojë kryeministrin Agim Çeku në kohën kur po zhvillohen negociatat për statusin e Kosovës.
Qeveria serbe ndërkaq ka ripërsëritur se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, e jo një vend fqinj i Malit të Zi, siç ka deklaruar Podgorica zyrtare me rastin e vizitës së kryeministrit Çeku.
"Të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë dhe Mali i Zi, duhet ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë", thuhet në komunikatën e qeverisë serbe.
Ndërkaq Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, u është falënderuar partive malazeze, të cilat dje protestuan kundër vizitës së kryeministrit Çeku në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG