Ndërlidhjet

GAZA


Së paku dy palestinezë janë vrarë gjatë operacioneve të sotme të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Më shumë se 40 palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite katër ditë më parë. Zyrtarë izraelitë thanë se kanë për qëllim ndaljen e hedhjes së raketave nga militantët palestinezë në Izrael.
Papa Benedikti i XVI shprehu sot brengosjen e tij për situatën në Gaza dhe ftoi të dyja palët ta ndalin gjakderdhjen.
Më herët zëvendësministri izraelit i Mbrojtes Efraim Sneh refuzoi të komentojë se kur Izraeli do ta ndal këtë ofanzivë.
XS
SM
MD
LG