Ndërlidhjet

TSKINVALI


Qytetarët në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Oseti Jugore, votojnë sot në referendumin kontravers rreth pavarësimit. Sipas Komisionit Zgjedhor të Osetisë Jugore, deri në mesditë kanë votuar 64% e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa së paku 50% e votave valide mjaftojnë që të shpallet pavarësia. Kryetari i këtij rajoni Eduard Kokoity, tha se "Osetia Jugore do t'i vazhdoj përpjekjet për arritjen e pavarësisë së plotë të rajonit me mjete paqësore".
"Edhe një herë po i konfirmojmë rezultatet e referendumit të vitit 1992. Konsiderojmë se jemi duke bërë hapin e duhur. Kemi mjaft vëzhgues të huaj dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme, që janë këtu për të treguar interesimin e qytetarëve të Republikës së Osetisë për pavarësi", tha Kokoity.
Gjeorgjia dhe fuqitë perendimore deklaruan se nuk do t'i njohin rezultatet e referendumit, derisa Rusia tha se rezultatet e votimeve duhet të respektohen.
XS
SM
MD
LG