Ndërlidhjet

BRUKSEL


Polonia ka bllokuar raundin e bisedimeve rreth marrëveshjes së re për partneritet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Zyrtarët polakë, në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së thanë se Rusia së pari duhet të përkushtohet në furnizimin me energji duke e ratifikuar kartën ndërkombëtare të energjisë, e më pas të fillojë bisedimet.
Përfaqësuesit polakë në BE, poashtu kërkuan që Rusia sa më parë t'i heqë sanksionet për importin e artikujve ushqimorë nga Polonia.
XS
SM
MD
LG