Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviq ka deklaruar për shtypin beogradas se vendet perendimore anëtare të Grupit të Kontaktit angazhohen për një formë të pavarësisë për Kosovën.
"Pjesa perendimore e Grupit të Kontaktit- Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe dhe Italia- edhe më tutje anojnë për një formë të pavarësisë për Kosovën", ka thënë Drashkoviq.
Sipas tij, gabimi më i madh i Grupit të Kontaktit, ka qenë fakti që në fillim të bisedimeve ka miratuar, dhe disa herë ka përsëritur konkludimin se vendimi përfundimtar për statusin duhet të jetë në harmoni me vullnetin e popullit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG