Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se kryengritësit në Irak kanë vrarë gjashtë ushtarë amerikanë, përfshi 3 pjesëtarë të marinës dhe një ushtarë në provincën Anbar, gjatë një "aksioni të armikut". Në Bagdad ndërkaq, dy ushtarë janë vrarë pasi makina e tyre kishte hasur në një bombë të vendosur në rrugë.
Në zhvillime të tjera në Irak Ministria e Arsimit në Irak ka njoftuar se rreth 70 punëtorë të vet të rrëmbyer dje janë liruar. Kryeministri irakian Nuri al-Maliki tha se qeveria ka reaguar shpejt ndaj këtij rasti.
XS
SM
MD
LG