Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, pas takimit me shefin e diplomacisë suedeze Karl Bildt, deklaroi se zgjidhja e statusit të Kosovës "duhet njëzëri të përkrahet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria në Beograd. Ndërsa ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt ka thënë se "për Kosovën duhet gjetur një zgjidhje stabile dhe të qëndrueshme". Ai vlerësoi se "është e rëndësishme që krahas bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të vazhdojnë edhe bisedimet për përmbushjen e standardeve".
XS
SM
MD
LG