Kryeadministratori Joachim Ruecker dhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku në takimin e sotëm të rregullt javor janë pajtuar se është bërë punë e mirë në drejtim të përmbushjes së standardeve për Kosovën, veçmas në përmbushjen e 13 pikave të Grupit të Kontaktit. Ata kanë potencuar nevojën e angazhimit më të madh në disa procese në fushën e veprimit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.