Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se në Grupin e Kontaktit nuk ka qëndrim unik për të ardhmen e Kosovës.
"Ne duhet të vazhdojmë diplomacinë ofenzive për t'i bindur anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe të Këshillit të Sigurimit se pavarësia e Kosovës do të shkaktonte pasoja të mëdha e të rënda", tha Tadiq.
"Serbia do të zhvillojë betejë diplomatike dhe betejë legale për Kosovën, por nuk do të zhvillojë luftë, sepse Serbisë dhe qytetarëve të saj më nuk u nevoitet lufta", tha presidenti serb.
Lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës Agim Çeku në Rusi, Tadiq tha se me qëllim që të ndikojë në zhvillimet në Kosovë, Rusia duhet të bisedojë me të gjithë që ndikojnë në këto zhvillime.
XS
SM
MD
LG