Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Sot në Gazë një palestinez është vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një granatë izraelite goditi një makinë. Ndër të plagosurit janë edhe dy militantë të Hamasit dhe katër fëmijë. Armata e Izraelit tha se e kishte marrë në shënjestër një anëtar të lartë të ekipit të Hamasit, që shkrepnin raketa në drejtim të Izraelit. Njëherësh, armata e Izraelit hoqi dorë nga sulmet e planifikuara ajrore kundër dy shtëpive të militantëve të lartë të Hamasit, pasi shumë anëtarë të familjeve dhe civilë të tjerë i rrethuan shtëpitë. Ushtira izraelite e dënoi atë që e vlerësoi si shfrytëzim cinik të civilëve nga ana e militantëve. Kryeminsitri palestinez, Ismail Hania e përgëzoi turmën për mbështetje të militantëve.
XS
SM
MD
LG