Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjatë qëndrimit të tij në Romë, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarcisio Bertone, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë. Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, Çeku citohet të ketë thënë se “në këtë fazë të rimëkëmbjes, Kosova po shkon drejt vlerave të vërteta dhe forcimit të saj shpirtëror, dhe se Kosova është vend që gjithmonë ka pasur nivel të lartë të tolerancës fetare". Ndërkaq, hirësia e tij, Kardinali Tarcisio Bertone, ka thënë se “Kosovës i kanë ardhur rreziqet nga jashtë, asnjëherë nuk i ka shkaktuar ajo vetë”. Ai ka shtuar se Kosova dhe liderët e saj do të vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen e plot të Vatikanit në këtë fazë kyçe, por edhe në të ardhmen.
Në kuadër të vizitës së tij në Itali kryeministri i Kosovës do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm Masimo D'Alema dhe përfaqësues të parlamentit italian.
XS
SM
MD
LG