Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori britanik në Beograd, Dejvid Gauen ka shfaqur besimin se "gjatë tre muajve të ardhshëm do të përcaktohet statusi i Kosovës" dhe se "qasja dhe sjellja" e Beogradit ndaj kësaj çështjeje "gjithsesi do të merren në konsiderim kur do të shqyrtohet afrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-në".
Në intervistën dhënë agjencisë beogradase Beta, ambasadori Gauen ka thënë se "është shumë me rëndësi që të ketë qasje konstruktive dhe të kihet parasysh e gjithë ajo që ka ndodhur në Kosovë prej vititi 1989, ajo që ka ndodhur më 1999, çka kanë bërë forcat e Millosheviqit dhe faktin se Kosova është nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe se zgjidhja, duhet të jetë në harmoni me nevojat e qytetarëve të atjeshëm".
"Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje që do të ishte stabile për Kosovën dhe për rajonin", ka thënë Gauen për të shtuar se "zgjidhja duhet të siguroj garanca të forta për pozitën dhe të drejtat e serbëve dhe të pakicave të tjera".
XS
SM
MD
LG