Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi vrasjen e ministrit libanez të Industrisë Pierre Gemayel, dhe u bëri thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha palëve në rajon. Vrasja e Gemayel në Liban ndodhi në mesin e krizës politike të shkaktuar nga dorëheqja e 6 ministrave pro-sirianë.
Ndërkohë, Libani ka anuluar të gjitha kremtimet me rastin e ditës së pavarësisë së vendit, pas atentatit ndaj ministrit të Industrisë Pierre Gemayel. Njëherësh të gjitha shkollat dhe shitoret vazhdojnë të jenë të mbyllura.