Në një njoftim të Vatikanit thuhet se Papa Benedikti i 16-të ndoshta do të vizitoi edhe xhaminë Sulltanahmet në Stamboll, në kuadër të vizitës së tij në Turqi.
"Papa i ka zemëruar myslimanët në gjithë botën me daklaratat e tij për islamin në shtator", tha Ali Bardakoglu lider i lartë fetar në Turqi, për të shtuar se vizita e Papës në një vend të banuar me shumicë myslimane, mund të ndikojë në qetësimin e situatës.
"Është kjo një ngritje e tensioneve në botë që na ka bërë të gjithëve të ndihemi të shqetësuar. Në një kohë me situatë aq të tensionuar, liderë fetarë dhe shtetëror duhet ta mbajnë hapur derën për dialog. Kjo është arsyea pse ne e shohim si pozitive vizitën e Papës në Turqi, si një hap drejt zhvillimit të dialogut", tha Bardakoglu.
Ndërkohë qindra mijëra qytetarë të Turqisë pritet të protestojnë gjatë vizitës katër ditore të Papës në Turqi që fillon nga dita e martë.