Ndërlidhjet

RIGË


Në kryeqendren e Letonisë ka përfunduar samiti i NATO-s.
Ditën e dytë të takimit liderët e 26 vendeve kanë përshëndetur përpjekjet për reforma në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni dhe kanë dërguar sinjal se ato vende që do të plotësojnë kërkesat e Aleancës mund të presin ftesën për anëtarësim në vitin 2008.
NATO sot ka pranuar në programin Partneriteti për Paqë Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, që është hapi i parë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veriatlantike.
Sekretari i përgjithshëm Jap De Hop Shefer ka bërë të ditur gjithashtu bërjen operacionale të forcave për reagim të shpejt.
Liderët e NATO-s janë zotuar për angazhim të mëtejm në Afganistan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG