Ndërlidhjet

TOKIO


Ministri i Jashtëm i Japonisë Taro Aso tha se vendi i tij ka aftësinë për të prodhuar armë bërthamore, por nuk ka zgjedhur ta bëjë këtë.
"Mund të them se teknikisht Japonia është e aftë të prodhojë armë bërthamore, por ne nuk kemi plane për diçka të tillë. Nëse do të prodhonim, ne do të shkelnim marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore", tha shefi i diplomacisë japoneze.
Edhe kryeministri Shinzo Abe e ka përjashtuar mundësinë për të diskutuar sajimin e bombës bërthamore.
Ndërkohë, Dhoma e Ulët e parlamentit sot e miratoi ligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes në nivel kabineti, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG