Ndërlidhjet

LONDËR


Patologët në Londër do të kryejnë autopsinë në trupin e ish spiunit rus Aleksandr Litvinenko. Ata do të përpiqen të përcaktojnë se në ç'mënyrë në trupin e tij ka hyrë substanca radioaktive, e cila i mori jetën.
Litvinenko, i cili u vendos në Britani në vitin 2000 pasi u bë kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq më 23 nëntor në Londër.
Hetuesit deri tash gjetën gjurmë radioaktiviteti në 12 lokacione, përfshirë dy aeroplanë të British Airways që udhëtonin ndërmjet Londrës dhe Moskës.
Rusia mohon çdo lidhje me vdekjen e Litvinenkos.
XS
SM
MD
LG