Ndërlidhjet

BEJRUT


Mijëra mbështetës të Hezbollahut dhe aleatët e tij pro sirianë protestuan për të dytën ditë me radhë në Bejrut për ta detyruar qeverinë pro perëndimore të Libanit të japë dorëheqje. Demonstrantët ngritën tenda dhe planifikojnë t'i vazhdojnë protestat para zyrës së kryeministrit Fuad Siniora, i cili u zotua se nuk do të lejojë rrëzimin e qeverisë nga protestat.
Qeveritë perëndimore janë zotuar për mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Siniora. Pas një takimi në Bejrut, Sekretarja e Jshtme britanike, Margaret Beckett tha se qeveria libaneze ishte "zgjedhur nga populli" dhe se ka autoritet kushtetues.
Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey i akuzoi Sirinë dhe Iranin për ndihmë në nxitjen e protestave, që sipas tij, kanë për qëllim përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.
XS
SM
MD
LG