Kandidati për kryetar të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se "askush nuk ka të drejtë të thotë se sërish nuk do të ketë luftë". Ai këto komente i bëri në Kongresin e kësaj partie në Beograd që pritet të përfundoj sonte me zgjedhjen e krytearit të ri. Zoti Daçiq mëtutje ka thënë se "Partia Socialiste e Serbisë duhet të thotë qartas se Kosova do të mbrohet me të gjitha mjetet".