Autoritetet e rendit në Kosovë njoftuan se kanë ulur shkallën e masave të sigurisë, që ishin ngritur më 27 nëntor, pas informacioneve për disa kërcënime ndaj personelit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe pronave të UNMIK-ut. Sipas zëdhënësit të policisë ndërkombëtare, Thomas Lee, aktualisht masat e sigurisë janë të atij niveli që ishin para se të bëheshin kërcënimet. Megjithatë, ai tha se hetimet lidhur me ato kërcënime po vazhdojnë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.