Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një prokuror ndërkombëtar ka hedhur poshtë akuzat ndaj drejtorit të zyrës së UNMIK-ut për personat e zhdukur, Jose Pablo Baraybar.
z.Baraybar ishte akuzuar se kishte marrë pa leje afro 400 eshtra të kufomave të shqiptarëve të kthyer nga Serbia për të bërë kërkime shkencore.
Këtë akuzë e kishin bërë asociacionet e familjarëve të personave të zhdukur në fillim të këtij viti.
Zyrtarisht, z.Baraybar ende mbetet drejtor i Zyrës për personat e zhdukur dhe mjekësi ligjore.
Por, ai tash e disa muaj gjendet në pushim mjekësor.
XS
SM
MD
LG