Ndërlidhjet

PRISHTINË


KFOR-i ka asgjësuar rreth 1.200 armë ilegale në bazën e vet në afërsi të Prishtinës, që janë sekuestruar gjatë viteve të fundit në Kosovë.
Gjeneral brigade Per Lodin tha se KFOR-i do të vazhdojë me aksionet e këtilla edhe në të ardhmen.
"Fatkeqësisht nuk mund të them konkretisht sa armë ilegale ka në Kosovë, por në depot tona kemi edhe rreth 5-6 mijë armë të sekuestruara, dhe presim përfundimin e procedurës ligjore që t'i asgjësojmë edhe ato", ka thënë gjenerali Lodin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG