Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se e kundërshton tërheqjen e shpejtë të trupave amerikane nga Iraku.
Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Bush tha se ishte i "inkurajuar" nga raporti i grupit për Studimin e Irakut, ku thuhet se tërheqja e menjëhershme do të shpiente drejt kaosit.
Bush tha se tërheqja mund të ketë efekte serioze rajonale dhe globale.
"Isha gjithashtu i inkurajuar se Grupi për Studimin e Irakut ishte i qartë për pasojat e tërheqjes së menjëhershme nga Iraku. Grupi shpalli se tërheqja e tillë me siguri mund të prodhonte më shumë dhunë sektare dhe do të çonte drejt vakumit të pushtetit, vuajtjeve më të mëdha njerëzore, do të destabilizonte rajonin dhe do të kërcënonte ekonominë globale", tha Bush.
Grupi, i cili kërkoi ndryshime radikale në strategjinë për Irakun, sugjeroi tërheqjen e trupave deri në fillim të vitit 2008.
Në fjalimin e sotëm, presidenti amerikan lëvdoi pjesë nga raporti me të cilat është dakord, por kryesisht nuk i përfilli pjesët që e kritikojnë mënyrën se si ai e ka menaxhuar luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG