Ndërlidhjet

HAMBURG


Policia gjermane ka zbuluar gjurmë radioaktiviteti në dy lokacione afër Hamburgut, që ndërlidhen me ish spiunin rus Aleksandr Litvinenko.
Dmitry Kovtun ishte njëri nga rusët që u takua me Litvinenkon në Londër, në ditën kur autoritetet besojnë se ai u helmua me izotopin polonium 210.
Policia gjermane tha se gjurmët e radioaktivitetit u gjetën në një banesë në Hamburg, që i përkiste ish gruas së Kovtun-it, si dhe në shtëpinë e ish vjehrrës së tij afër Hamburgut. Por policia tha se në banesën e Kovtun-it nuk janë gjetur gjurmë të polonium 210.
Besohet se Kovtun ka fluturuar në Londër nga Hamburgu, por nuk është e qartë kur është kthyer në Gjermani pas takimit me Litvinenkon. Ai tash po trajtohet në Moskë nga helmimi radioaktiv.
Në Londër, zyrtarët e mjekësisë thanë se në trupin e italianit Mario Scaramella, i cili kishte kontaktuar me Litvinenkon, janë gjetur nivele "të ulta" poloniumi.
XS
SM
MD
LG