Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Jashtëm të BE-së e filluan debatin për ndëshkimin eventual të Turqisë, pasi ajo nuk i hapi portet dhe aeroportet për Qipron, anëtare e Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian u rekomandoi vendeve anëtare t'i pezullojnë 8 nga 35 kapitujt që Brukseli i negocion me Turqinë.
Ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn tha se në pyetje është kredibiliteti i bllokut.
"Mendoj se nuk është vetëm Turqia temë e debatit të sotëm, por gjithashtu edhe kredibiliteti i Bashkimit Evropian. Duhet të tregojmë se Bashkimi Evropian nuk është vetëm një përzierje e interesave kombëtare të vendeve anëtare", tha Asselborn.
Ministri gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se qëndrimet e vendeve të BE-së "dallohen dukshëm", dhe parashikoi se vendimi nuk do të mund të merret deri në samitin e liderëve të BE-së më 14-15 dhjetor.
XS
SM
MD
LG