Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është takuar në Uashington me nënsekretarin amerikan të shtetit, Nicholas Burns, ndihmës sekretarin amerikan për Evropë dhe Azi, Daniel Fried, zëvendësen e ndihmëssekretarit amerikan për Evropën, Rosemary Di Carlo dhe të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, Frank Uisner.
Në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Çekut, kryeministri citohet të ketë thënë pas takimit se është "plotësisht i inkurajuar nga përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vendosmëria për zgjidhjen pa vonesa dhe pa ekuivoke të statusit të Kosovës".
Ndërkaq sonte, kryeministri Çeku merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohet gjendja aktuale në Kosovë.
XS
SM
MD
LG