Ndërlidhjet

BAGDAD


Senatori amerikan, republikani John McCain tha se Shtetet e Bashkuara duhet të dërgojnë 15 mijë deri në 30 mijë trupa shtesë në Irak, me qëllim të kontrollimit të dhunës sektare atje. McCain i bëri këto komente në Bagdad, ku së bashku me 5 anëtarë tjerë të Kongresit, do të takohen me zyrtarë irakianë dhe amerikanë.
"Dua ta shfaq besimin se kushtet janë përmirësuar, përveç në Bagdad. Besoj se ka arsye për shtim të numrit të trupave amerikane në Bagdad dhe provincën Anbar, me qëllim që ta kenë nën kontroll dhunën sektare", tha senatori McCain.
XS
SM
MD
LG